Autoritetet greke kanë arrestuar një oficer të lartë të forcave ajrore, i dyshuar për dhënien e informacionit të klasifikuar shërbimeve inteligjente kineze, duke shkaktuar shqetësime serioze për sigurinë e NATO-s.
Sipas hetimeve, oficeri kishte qasje në informacione shumë të ndjeshme të NATO-s, përfshirë lëvizjet e trupave dhe planet sekrete strategjike të aleancës. Ai shërbente në një njësi të lidhur me komunikimet dhe sistemet elektronike, çka i mundësonte akses në të dhëna operative jo vetëm të Greqisë, por të gjithë NATO-s.
Hetuesit dyshojnë gjithashtu se i akuzuari ka tentuar të rekrutojë personel tjetër ushtarak, duke rritur dyshimet për një rrjet më të gjerë spiunazhi.
Rasti po trajtohet si një shkelje serioze e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa hetimet vazhdojnë.





