Ballina > Vendi > “Singulariteti” sjell botën artistike të Gëzim Muriqit në Galerinë e Qytetit në Pejë

“Singulariteti” sjell botën artistike të Gëzim Muriqit në Galerinë e Qytetit në Pejë

14 Jun 2026 Vendi

Komuna e Pejës, përkatësisht Galeria e Arteve, do të organizojë hapjen e ekspozitës personale “Singulariteti”, të artistit të njohur Gëzim Muriqi.

Ekspozita do të hapet më 16 qershor 2026, me rastin e Dites së Çlirimit të Pejës, duke filluar nga ora 18:00, në ambientet e Galerisë së Qytetit, ku adhuruesit e artit do të kenë mundësinë të njihen nga afër me krijimtarinë dhe vizionin artistik të autorit.

Nën kurimin e Skender Boshtrakajt, ekspozita pritet të sjellë një qasje të veçantë estetike dhe konceptuale, duke reflektuar mbi individualitetin dhe raportin e njeriut me realitetin bashkëkohor përmes gjuhës së artit pamor.

Galeria e Arteve fton të gjithë qytetarët, artistët dhe dashamirët e kulturës që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme artistike, e cila pasuron jetën kulturore të qytetit të Pejës.

Lini një përgjigje