Ballina > Sport > Si e shpëtoi Portugalinë teknologjia “që askush nuk dinte për të”?

Si e shpëtoi Portugalinë teknologjia “që askush nuk dinte për të”?

03 Jul 2026 Sport

Goli dramatik i barazimit të Kroacisë kundër Portugalisë u anulua për shkak të teknologjisë që askush nuk e dinte se po aplikohej, ka shkruar The Sun.

Joshko Gvardiol shënoi në minutën e 103-të të ndeshjes dhe rezultati u bë 2:2. Festa e kroatëve ishte e madhe, ndërsa fituesi pritej të vendosej në kohën shtesë. Megjithatë goli i mbrojtësit kroat u anulua për pozitë jashtë loje, pas rishikimit të VAR-it.

Pamjet televizive tregonin se Igor Matanoviq nuk e preku topin ndërsa tentonte ta bënte këtë. Dhe kjo do të thoshte se kur topi u kthye nga Renato Veiga i Portugalisë, Mario Pashaliq ishte në pozitë të rregullt para se të bënte asistimin.

Megjithatë, kur arbitri shkoi te monitori VAR, iu prezantua e dhëna që Matanoviq megjithatë kishte prekur topin.

Kjo u bë e mundur për shkak të teknologjisë, përkatësisht çipit “snicko” të vendosur në topin e Adidasit, “Trionda”, e që po përdoret në Botëror. Kjo teknologji mundësoi të dëshmohet që Matanoviq megjithatë e preku topin, ndërsa ishte në pozitë jashtë loje. Goli u anulua, Portugalia fitoi 2:1 në orët e mëngjesit të së premtes, dhe avancoi në një të tetën e finales. Ndërsa Luka Modriq dhe kroatët e tjerë bëhen gati për kthim në shtëpi. Cristiano Ronaldo vazhdon ëndrrën për ta fituar Botërorin.

“Snicko” e ka qëllimin të tregojë nëse topi është prekur nga lojtari. Një teknologji e tillë është përdorur në kriket. Sipas “The Sun”, shikuesit u habitën që përdoret edhe në futboll.

“Prit, mirë. Kjo është çmendur. Është e drejtë”, shkroi një shikues.

“Për njerëzit që turpërojnë veten duke folur për konspiracion, videoja tregon qartë prekjen e topit.

Është përdorim i shkëlqyer i teknologjisë”, shkroi një tjetër tifoz.

“Mendoj se në Portugali tani të gjithë e përkrahin teknologjinë në futboll”, ishte një koment tjetër.

Lini një përgjigje