Ballina > Aktualitet > Shoqata “Peja” në New York zgjedh Kryesinë e re për mandatin dyvjeçar

Shoqata “Peja” në New York zgjedh Kryesinë e re për mandatin dyvjeçar

11 Mar 2026 Aktualitet

Shoqata “Peja” në New York ka mbajtur më 7 mars 2026 zgjedhjet për drejtimin e saj, ku është zgjedhur Kryesia e re për mandatin dyvjeçar.

Me këtë rast, anëtarët e shoqatës kanë shprehur mirënjohje për Kryesinë e mëparshme, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e tyre ndër vite në zhvillimin dhe forcimin e shoqatës dhe të komunitetit shqiptar në New York.

Njëkohësisht, janë uruar suksese Kryesisë së re, me besimin se ajo do të vazhdojë të punojë me përkushtim për organizimin e aktiviteteve dhe forcimin e lidhjeve mes bashkëvendësve.

Shoqata gjithashtu ka bërë thirrje për të gjithë bashkëvendësit që jetojnë në New York dhe rrethinë që t’i bashkohen shoqatës, me qëllim afrimin e komunitetit dhe forcimin e bashkëpunimit mes shqiptarëve në diasporë.

Lini një përgjigje