Ballina > Vendi > Shefi i asamblistëve të PDK-së thërret qytetarët para Stacionit të Policisë, thotë se do të intervistohet Lushtaku

Shefi i asamblistëve të PDK-së thërret qytetarët para Stacionit të Policisë, thotë se do të intervistohet Lushtaku

15 May 2026 Vendi

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Skenderaj Alban Berisha, ka thënë se Alban Berisha, ka ftuar qytetarët që të mblidhen të Stacioni i Policisë në Skenderaj, ku ka thënë se do të intervistohet kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku. 

Ai në një status në Facebook, të postuar rreth orës 15:00 ka ftuar qytetarët siç ka shkruar të qëndrojnë të bashkuar dhe në gatishmëri qytetare. 

“Brenda pak minutash pritet të zhvillohet intervista, prandaj ftoj sa më shumë qytetarë të mblidhemi për ta pritur Kryetarin Gjeneral Sami Lushtaku deri në përfundim të saj. Vendtakimi: para Stacionit të Policisë. Dje qytetarët panë me sytë e tyre keqpërdorimin e Njësisë Speciale, me maska e armë të gjata, në një mënyrë që krijoi tension dhe frikë te qytetarët. Këto veprime po e rikujtojnë kohën kur policia përdorej për presion politik e jo për drejtësi. Mos të mendojë askush se mund të na frikësojë me skena force e demonstrim pushteti. Dinjiteti nuk shitet dhe nuk blihet! Fyerjet, shpifjet dhe propaganda nuk kalojnë”, ka shkruar Berisha.

Lini një përgjigje