Ballina > Bota > SHBA dhe Irani sërish në bisedime

SHBA dhe Irani sërish në bisedime

14 Apr 2026 Bota

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani pritet të rikthehen në Pakistan për një raund të ri bisedimesh paqeje. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila citon katër burime të ndryshme brenda procesit.

Sipas këtyre raporteve, ekipet negociatore të të dyja palëve do të takohen në Islamabad gjatë kësaj jave. Ky takim vjen si një përpjekje për të vijuar dialogun pas raundit të parë, i cili nuk arriti të prodhonte një marrëveshje konkrete.

Edhe pse bisedimet e kaluara në Pakistan zgjatën me orë të tëra pa një rezultat përfundimtar, zyrtarët deklaruan se “dyert mbeten të hapura” për diplomacinë. Detaje të mëtejshme mbi agjendën e takimit priten të bëhen publike në ditët në vijim.

Lini një përgjigje