Ballina > Kronikë > Selektorit të Kongos i kumtohet gjatë konferencës për media lajmi për vdekjen e babait

Selektorit të Kongos i kumtohet gjatë konferencës për media lajmi për vdekjen e babait

02 Jul 2026 Kronikë

Selektori i Përfaqësueses së Republikës Demokratike të Kongos, Sébastien Desabre, përjetoi një moment tronditës pas humbjes 2:1 ndaj Anglisë në Kampionatin Botëror, kur gjatë konferencës për media u njoftua publikisht për vdekjen e babait të tij.

RD Kongo u eliminua nga Anglia, e cila siguroi kualifikimin në fazën e 1/8 së finales falë dy golave të Harry Kane. Megjithatë, rezultati i ndeshjes u la në hije nga ngjarja e dhimbshme që pasoi.

Në fund të konferencës për media, zëdhënësi i federatës mori fjalën dhe deklaroi në gjuhën frënge se trajneri kishte humbur babanë, duke i shprehur ngushëllimet në emër të federatës.

Pas këtij njoftimi, konferenca u ndërpre menjëherë. Desabre u shfaq i tronditur nga mënyra se si u bë publik lajmi dhe, para se të largohej nga salla, arriti të thoshte vetëm një “faleminderit” me zë të ulët.

Lini një përgjigje