Këngëtarja e famshme amerikane, Cher, thuhet se ka mësuar për ekzistencën e mbesës së saj, Ever, më shumë se një dekadë pas lindjes së vajzës. Ky zbulim vjen nga ish-modelja Kayti Edwards, e cila pretendon se ka një vajzë me djalin e Cher, Elijah Blue Allman.
Sipas Edwards, ajo dhe Allman kanë qenë në një lidhje të shkurtër në vitin 2010, vit në të cilin lindi edhe vajza e tyre. Megjithatë, Cher nuk ishte në dijeni të këtij fakti për një kohë shumë të gjatë.
Në një intervistë për mediat britanike, ish-modelja rrëfeu:
“Cher dëgjoi për herë të parë për Ever në vitin 2021, kur Elijah pësoi një mbidozë (overdose). Por në atë kohë, ajo e konsideroi këtë thjesht si një ‘histori të çmendur’ dhe nuk e besoi.”
Dyshimet e këngëtares u shuan vetëm vitin e kaluar. Sipas Edwards, Cher e kontaktoi atë personalisht në qershor të vitit 2025 për të konfirmuar nëse informacionet ishin të vërteta.
“Cher më telefonoi qershorin e kaluar dhe më pyeti nëse ishte e vërtetë, kështu që m’u desh ta pranoja,” u shpreh Edwards.
Ky zbulim vjen në një periudhë të vështirë për familjen, pasi Cher është përfshirë në një betejë ligjore për të fituar kujdestarinë mbi djalin e saj, Elijah Blue Allman, për shkak të problemeve të tij të vazhdueshme me varësinë nga substancat. Zbulimi i mbesës 13-vjeçare shton një kapitull të ri dhe emocional në dramën familjare të njërës prej ikonave më të mëdha të muzikës botërore.





