Ballina > Aktualitet > Saranda Bogujevci pret në takim tenorin e njohur Kastriot Tusha

Saranda Bogujevci pret në takim tenorin e njohur Kastriot Tusha

19 Jun 2026 Aktualitet

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka pritur sot në një takim tenorin e mirënjohur shqiptar, Kastriot Tusha.

Përmes një njoftimi, Bogujevci e ka vlerësuar lart figurën e Tushës, duke e cilësuar si një prej zërave më të njohur të muzikës shqiptare dhe me një karrierë të pasur plot suksese.

Gjatë këtij takimi, dyshja ka zhvilluar një bisedë rreth rrugëtimit artistik të tenorit, formimit dhe angazhimit të tij shumëvjeçar në skenë, si dhe për kontributin e çmuar që ai ka dhënë në promovimin e muzikës shqiptare si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Në fund, Bogujevci bëri të ditur se biseduan edhe për planet dhe angazhimet aktuale të artistit, duke i uruar shëndet dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tij.

Lini një përgjigje