jë hulumtim i ri voluminoz, i publikuar në revistën shkencore Journal of Affective Disorders, ka hedhur dritë mbi ndikimin e jashtëzakonshëm që kafeja ka në jetëgjatësi dhe në shëndetin tonë mendor. Pas analizimit të të dhënave mjekësore të 460,000 personave gjatë një periudhe 13-vjeçare, shkencëtarët kanë përcaktuar “dozën magjike” që mbron trurin nga stresi.
Sipas të dhënave, personat që konsumojnë rregullisht dy deri në tre filxhanë kafe në ditë kanë rrezikun më të ulët për të zhvilluar çregullime të humorit, si depresioni i rëndë apo çregullimi bipolar. Gjithashtu, kjo sasi ndihmon në parandalimin e ankthit dhe çregullimeve të përshtatjes, në krahasim me ata që nuk pinë kafe fare.
Studimi paralajmëron se teprimi nuk sjell përfitime. Te personat që pinë pesë ose më shumë filxhanë në ditë, nuk u vërejt asnjë lehtësim i stresit. Përkundrazi, te kjo kategori u vu re një rritje e çregullimeve të humorit dhe ankthit, duke vërtetuar se pas një pike të caktuar, kafeina fillon të ketë efekt negativ.
Mjekja Kyra Bobinet dhe dietologu Alexander Lerit theksojnë se sekreti i kafesë qëndron te përmbajtja e saj e pasur me antioksidantë.
“Kafeja është shumë më tepër se kafeina. Ajo mbështet funksionet e veshkave, mëlçisë dhe metabolizmin e yndyrave, procese këto që mbrojnë tërthorazi shëndetin mendor,” shpjegon Dr. Bobinet.
Përveç përfitimeve për trurin, studimet e mëparshme kanë treguar se konsumi i moderuar i kafesë mund të reduktojë rrezikin e fibrilacionit atrial (rrahjeve të parregullta të zemrës) dhe të zgjasë jetëgjatësinë e përgjithshme.




