Ballina > Aktualitet > Rrustem Thaqi nis mandatin në krye të KGJK-së, pritet në takim nga Kryetari i Gjykatës Supreme

Rrustem Thaqi nis mandatin në krye të KGJK-së, pritet në takim nga Kryetari i Gjykatës Supreme

01 Jun 2026 Aktualitet

Kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur sot në një takim zyrtar Kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi. Ky takim vjen me rastin e fillimit zyrtar të mandatit të Thaqit në krye të Këshillit.

Gjatë këtij takimi, Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka përgëzuar kryesuesin e ri për marrjen e detyrës në udhëheqjen e këtij institucioni kyç për sistemin e drejtësisë. Rexhepi i ka uruar Thaqit suksese në ushtrimin e mandatit të tij, duke vënë theksin te rëndësia e përmbushjes së përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese që lidhen me këtë funksion.

“Urimi dhe përkrahja e Gjykatës Supreme vjen në një moment të rëndësishëm për sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës, ku synohet fuqizimi i mëtutjeshëm i sundimit të ligjit dhe rritja e efikasitetit nëpër gjykata”.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Supreme mbeten dy nga shtyllat kryesore të sistemit të drejtësisë në vend, bashkëpunimi i të cilave vlerësohet si jetik për mbarëvajtjen dhe reformimin e gjyqësorit.

Lini një përgjigje