Ballina > Vendi > Riemërime të reja në kabinetin e Gazmend Muhaxherit, konfirmohen nga burime të InKlik

Riemërime të reja në kabinetin e Gazmend Muhaxherit, konfirmohen nga burime të InKlik

29 Jan 2026 Vendi

Ndonëse ende nuk janë bërë publike përmes njoftimeve zyrtare, InKlik nga burime të besueshme ka mësuar se në kabinetin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, janë realizuar edhe disa riemërime të tjera drejtuese.

Sipas këtyre burimeve, Arianit Krasniqi është riemëruar drejtor për Çështje Pronësoro-Juridike, duke vazhduar mandatin e tij në këtë pozitë, ndërsa Mustaf Nila është riemëruar drejtor i Drejtorisë së Kadastrës.

Këto riemërime vijnë në kuadër të vazhdimësisë institucionale të kabinetit të kryetarit Muhaxheri, i cili edhe në mandatet e mëparshme ka mbështetur ruajtjen e stabilitetit në pozitat kyçe drejtuese.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, Komuna e Pejës nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me këto vendime, ndërsa pritet që riemërimet të formalizohen edhe publikisht në ditët në vijim.

InKlik do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet dhe të informojë opinionin për çdo konfirmim zyrtar nga institucionet përkatëse.

Lini një përgjigje