Ballina > Bota > Rekord i ri historik: 11.6 milionë myslimanë kryejnë Umren në Mekë

Rekord i ri historik: 11.6 milionë myslimanë kryejnë Umren në Mekë

26 Feb 2026 Bota

Meka ka shënuar një rekord të ri historik në turizmin fetar, pasi mbi 11.6 milionë myslimanë kanë kryer Umren gjatë sezonit të fundit, duke e kthyer qytetin e shenjtë në qendrën më të frekuentuar fetare në botë. Shifrat janë konfirmuar nga autoritetet e Arabisë Saudite, të cilat kanë vlerësuar këtë numër si më të lartin e regjistruar ndonjëherë për Umrah.

Sipas të dhënave zyrtare, fluksi më i madh i besimtarëve është shënuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, kur qindra mijëra pelegrinë kryenin ritualet çdo ditë në Xhaminë e Madhe (Masjid al-Haram). Vetëm brenda disa ditëve të Ramazanit, numri i kryerësve të Umres ka kaluar shifrën prej 900 mijë personash në ditë, duke vënë në provë, por edhe duke dëshmuar kapacitetin organizativ të autoriteteve saudite.

Zyrtarët kanë theksuar se ky rekord është rezultat i investimeve të mëdha në infrastrukturë, zgjerimit të hapësirave përreth Qabes, përdorimit të teknologjisë për menaxhimin e turmave si dhe lehtësimit të procedurave të vizave për pelegrinët nga e gjithë bota. Rritja e ndjeshme e numrit të vizitorëve vjen edhe pas heqjes së plotë të kufizimeve të vendosura gjatë pandemisë, çka ka rikthyer interesimin masiv për kryerjen e riteve fetare.

Autoritetet saudite kanë vlerësuar se ky trend pritet të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, duke e forcuar rolin e Arabisë Saudite si qendra kryesore e pelegrinazhit islam dhe njëkohësisht si një nga destinacionet më të mëdha të turizmit fetar në nivel global. Rekordi prej 11.6 milionë myslimanësh shihet si një dëshmi e fuqishme e lidhjes shpirtërore të besimtarëve me Mekën dhe e përmasave gjithnjë në rritje të Umres.

Lini një përgjigje