Ballina > Sport > Real Madridi fiton garën për Diomanden, PSG tërhiqet i zemëruar nga transferimi

Real Madridi fiton garën për Diomanden, PSG tërhiqet i zemëruar nga transferimi

27 Jul 2026 Sport

Real Madridi ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande, nga RB Leipzig, në një marrëveshje që sipas raportimeve kalon vlerën e 100 milionë eurove.

Klubi madrilen ka mposhtur konkurrencën e Paris Saint-Germainit, i cili prej kohësh synonte ta transferonte sulmuesin e krahut. Megjithatë, pas hyrjes së Realit në negociata dhe arritjes së marrëveshjes me Leipzigun, kampioni francez vendosi të tërhiqej.

PSG reagoi edhe me një deklaratë zyrtare, duke theksuar se kërkesat financiare për transferimin dhe pagën e lojtarit ishin të papranueshme.

“PSG ka tërhequr zyrtarisht interesimin dhe ofertat për Yan Diomanden. Kërkesat për transferimin dhe pagën ishin krejtësisht joproporcionale dhe klubi nuk do të shkelë parimet e menaxhimit racional financiar dhe balancës së skuadrës”, thuhet në reagimin e klubit parisien.

Ndërkohë, Real Madridi siguron një përforcim të madh për krahun e djathtë të sulmit. Diomande pritet të udhëtojë gjatë kësaj jave në Madrid, ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2031.

20-vjeçari shkëlqeu sezonin e kaluar me RB Leipzigun, duke realizuar 12 gola në 33 paraqitje në Bundesliga. Ai ishte gjithashtu pjesë e Kombëtares së Bregut të Fildishtë në Kampionatin Botëror, ku spikati me paraqitjet e tij, edhe pse skuadra u eliminua në fazën e 1/16 së finales.

Lini një përgjigje