Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp, vlerëson se dëshmitë e dëshmitarëve të nivelit të lartë të thirrur nga mbrojtja në procesin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë pasur një qëllim të qartë: të dëshmojnë mungesën e qëllimit kriminal të të akuzuarve, raporton KosovaPress.





