Ballina > Rajoni > Rama për “Al Jazeera”: Qeveria nuk po shet tokë publike, investimi në Zvërnec bekim për vendin

Rama për “Al Jazeera”: Qeveria nuk po shet tokë publike, investimi në Zvërnec bekim për vendin

09 Jun 2026 Rajoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se projekti i resortit luksoz në Zvërnec, i lidhur me Jared Kushner, do të vazhdojë pavarësisht protestave dhe polemikave të ditëve të fundit.

Në një intervistë për “Al Jazeera”, ai e cilësoi këtë zhvillim si një “bekim për vendin”, duke theksuar se investimi prej 4 miliardë eurosh është një mundësi e jashtëzakonshme për ekonominë shqiptare.

Rama theksoi se projekti nuk ka qenë kurrë në diskutim për t’u anuluar dhe se realizimi i tij është i sigurt. Ai nënvizoi se një investim i tillë, në një vend me një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 27 miliardë eurosh, ka peshë të madhe dhe flet vetë për rëndësinë e tij.

“Asnjëherë nuk ka qenë në diskutim nëse ky projekt do të realizohet apo jo. Ky është një bekim për vendin. Një investim prej 4 miliardë eurosh në një vend me një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 27 miliardë eurosh flet vetë.

Kryeministri hodhi poshtë akuzat se qeveria po shet tokë publike, duke sqaruar se projekti do të zhvillohet në pronë private dhe është rezultat i një marrëveshjeje mes palëve private, pa rol të drejtpërdrejtë të qeverisë.

“Ky është një bekim për vendin. Një investim prej 4 miliardë eurosh në një vend me një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 27 miliardë eurosh flet vetë”, u shpreh Rama.

Kryeministri ka bërë të qartë se resorti luksoz në Zvërnec do të ndërtohet, duke e cilësuar si një investim strategjik për vendin.

Ai ka theksuar se projekti është një shprehje interesi privat dhe se qeveria nuk ka rol në marrëveshjen mes palëve, duke e parë këtë si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së ekonomisë dhe promovimit të Shqipërisë si destinacion turistik.

“Sa i përket projektit që ka shkaktuar gjithë këtë reagim dhe polemikë në mbarë botën, bëhet fjalë për pronë private. Nuk bëhet fjalë për tokë publike që qeveria shqiptare po e jep duke e shitur vendin. Është pronë private. Është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje private mes palëve private, në të cilën qeveria shqiptare nuk ka asnjë rol”, u shpreh Rama për “Al Jazeera”.

Lini një përgjigje