Gjatë një fjale të mbajtur në Universiteti i Kombeve të Bashkuara në Tokio, kryeministri Edi Rama foli për transformimin historik të Shqipërisë nga izolimi komunist drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Rama e përshkroi Shqipërinë e regjimit komunist si “Koreja e Veriut e Evropës”, një vend të izoluar jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Ai kujtoi se gjatë diktaturës vendi kishte vetëm një aleat, Kina e Mao Ce Duni, ndërsa mendimi i lirë dhe intelektualët ishin nën sulm të vazhdueshëm.
“Një qytet i cili mishëron diçka që Europa, Azia dhe bota kanë nevojë më shumë se kurrë aftësinë për të kombinuar kujtesën me inovacionin, traditën me transformimi, durimin me ambicien dhe sovraniteti me rendin shumë palësh. Unë vij nga një vend që për dekada të tërë njihej si Koreja e Veriut e Evropës. Një vend i izoluar nga jeta e këtij planeti që pretendonte se nuk kishte lindje dhe perëndim por vetëm Shqipëria kundër botës, një vend ku shteti bëri të pamundurën për të izoluar jo v3etëm kufijtë por edhe mendjen. Nuk kishim fronte të tjera përveç njërit, Kinën e Mao-s dhe urrejtjen e revolucionit kulturor. Intelektualët u shndërruan në objektive dhe mendimi i lirë i shndërruar në herezi dhe e ardhmja në një burg i maskuar si një strehë. Është historia që ndodh kur zëvendësohet arsyeja dhe izolimi zëvendëson bashkëpunimin”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se pas rënies së komunizmit, shqiptarët zgjodhën demokracinë, hapjen dhe orientimin euroatlantik. Sipas tij, integrimi në Bashkimi Europian nuk ka qenë thjesht një proces teknik, por një “zgjedhje qytetërimi”.
Ai deklaroi se Shqipëria ndodhet më pranë se kurrë anëtarësimit në BE dhe se procesi i negociatave po avancon me ritme të shpejta. Rama njoftoi gjithashtu se javën e ardhshme do të zhvillohet një konferencë ndërqeveritare me BE-në, e cila do të shënojë nisjen e fazës së mbylljes së kapitujve negociues dhe objektivin për përmbylljen e negociatave brenda një viti e gjysmë.
“Kur komunizmi ra Shqiptarët bënë një zgjedhje që nuk ishte vetëm politike por dhe ekzistenciale, zgjodhën demokracinë, hapjen, lidhjen transatlantike që është Europa. Për ne integrimi Europian nuk ka qenë kurrë një proces burokatrik, a negociatë teknike por është një aspiratë kombëtare, një zgjedhje qytetërimi një angazhim për ti përkitur plotësisht një familjeje kombesh demokratike që besojnë në paqe, liri dhe sundimin e së drejtës. Shqipëria sot është më afër se kurrë me BE dhe nuk e kemi parë të jetë kaq konkrete dhe reale të historisë tonë moderne. Në vijim të çeljes së negociatave për anëtarësim dhe përparimin e shpejtë përmes grupe kapitujve kemi hyrë në fazën vendimtare të rrugëtimit tonë evropian dhe javën e ardhshme do të kemi një konferencë ndërqeveritare me BE që i jep fill një faze të re të mbylljes së kapitujve dhe të përmbylljes së negociatave brenda një viti i gjysmë’, tha kryeministri.
/rtsh.al/




