Ballina > Politikë > Qeveria themelon Këshillin për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria themelon Këshillin për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

20 Feb 2026 Politikë

Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryesues i këshillit do të jetë Ejup Maqedonci me bashkëkryesues Andin Hotin, dhe anëtarë Sami Lushtaku, Saranda Bogujevci, Elbert Krasniqi, Bashkim Jashari, Gazmend Hoxha. Nga një përfaqësues do të jenë edhe nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Zyrës së Presidentes, Kuvendit, Zyrës së Kryeministrit, si dhe Asociacionit të Komunave.

Lini një përgjigje