Ballina > Vendi > Publiku përfshihet nga emocionet e shfaqjes “Brenda katër mureve” te Hamami i Haxhi Hasan Begut

Publiku përfshihet nga emocionet e shfaqjes “Brenda katër mureve” te Hamami i Haxhi Hasan Begut

23 Jun 2026 Vendi

Një atmosferë e jashtëzakonshme dhe plot pritje ka mbretëruar pranë hapësirave historike të Hamamit të Haxhi Hasan Begut, ku qytetarë të shumtë u mblodhën për të përjetuar shfaqjen premierë “Brenda katër mureve”. Ky projekt i gërshetuar bukur midis trashëgimisë kulturore dhe artit skenik, mban vulën e autores dhe regjisores Fatbardha Shala.

Që para fillimit të shfaqjes, interesi i publikut ishte i jashtëzakonshëm, duke krijuar një pamje mbresëlënëse në ambientin e jashtëm të monumentit, ku të gjithë po prisnin me padurim të hynin në botën emocionale që premtonte kjo vepër.

Shfaqja vjen në jetë përmes lojës aktoreske të dyshes së njohur, Fitore Broqi dhe Agon Bala, të cilët përmes një intensiteti të lartë artistik zbërthejnë mesazhet e thella të skenarit të Shalës. Për t’i dhënë një dimension akoma më të fuqishëm dhe mistik gjithë ngjarjes, është kujdesur kompozitori i mirënjohur Memli Kelmendi, muzika e të cilit harmonizohet perfekt me akustikën dhe muret shekullore të Hamamit.

“Brenda katër mureve” nuk është thjesht një shfaqje teatri, por një përjetim shpirtëror që përdor hapësirën alternative për të sjellë artin më afër qytetarëve, duke thyer barrierat tradicionale të skenës klasike.

Lini një përgjigje