Ballina > Vendi > Publikohet vlera e deklaruar e pasurisë së Kurtit

Publikohet vlera e deklaruar e pasurisë së Kurtit

17 Apr 2026 Vendi

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit Albin Kurti.

Sipas formularit të hyrat vjetore të Kurtit janë 21 mijë e 315 euro nga paga si kryeministër. Ai gjithashtu i ka deklaruar edhe të hyrat e bashkëshortes nga paga në vlerë prej 51 mijë eurosh.

Në bazë të formularit të publikuar Kurti ka në llogarinë e tij bankare 16.41 euro.

Kurti gjithashtu ka deklaruar se në emër të bashkëshortes në bankë ka 19 mijë e 500 me prejardhje nga paga dhe trashëgimi nga prindi, 2 mijë euro kursime të vajzës dhe 50 euro tjera të vajzës, që sipas formularit e kanë prejardhjen nga familjarët.

Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka përmendur banesën e bashkëshortes, në vlerë 530 mijë euro.

Si borxhe, ka deklaruar kredinë e bashkëshortes në vlerë të mbetur 160 mijë euro, dhe ka renditur qiranë e banesës që tash ka deklaruar se e paguan 350 euro.

Lini një përgjigje