Ballina > Aktualitet > Protestat e studentëve shqiptarë në Shkup, Kongresmeni amerikan takime me përfaqësuesit e tyre dhe me BDI-në

Protestat e studentëve shqiptarë në Shkup, Kongresmeni amerikan takime me përfaqësuesit e tyre dhe me BDI-në

28 May 2026 Aktualitet

Përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut zhvilluan një takim zyrtar me kongresmenin amerikan Keith Self, ku në qendër të diskutimit ishin zhvillimet e fundit politike dhe respektimi i të drejtave të shqiptarëve në atë vend. Përmes një njoftimi publik, një nga drejtuesit e kësaj lëvizjeje, Mevlan Ademi, bëri të ditur se gjatë takimit me zyrtarin e lartë amerikan e njohu me shqetësimet e studentëve lidhur me shqetësimet e fundit kryesisht me pengesat për përdorimin e gjuhës shqipe.

Gjatë takimit, patëm mundësinë t’i paraqesim drejtpërdrejt shqetësimet tona lidhur me përpjekjet për cenimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore, të fituara me shumë sakrificë përgjatë këtyre 20 viteve përmes Marrëveshjes së Ohrit. Theksuam qartë se studentët nuk do të pranojnë kthim prapa në çështje që prekin barazinë, dinjitetin, të drejtat dhe identitetin tonë kombëtar”, deklaroi Ademi.

Lëvizja Studentore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar disa protesta ku kërkon përdorimine gjuhës shqipe në provimet e  jurisprudencës. Ndërkaq kongresmeni republikan Keith Self u takua edhe me drejtues të partisë shqitare në opozitë BDI, përfshirë kryetarin Ali Ahmeti dhe aleatin e tij Ziadin Sela.

“Diskutuam për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, për sfidat që lidhen me ruajtjen e karakterit multietnik të shtetit dhe për nevojën e respektimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit si garanci e paqes, stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik të vendit”, u shpreh Ahmeti. Një ditë më parë kongresmentët amerikanë qëndruan në Prishtinë.

Vizita e tyre në Kosovë erdhi pas takimeve në Bosnje e Serbi, ku dy kongresmenët zhvilluan bisedime me përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

/RTSH/

Lini një përgjigje