Ballina > Vendi > Prokuroria Speciale dhe SPAK nënshkruajnë ujdi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore

Prokuroria Speciale dhe SPAK nënshkruajnë ujdi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore

09 Mar 2026 Vendi

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, priti sot në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë, Klodjan Braho.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të bashkëpunimit SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë takimit, z. Braho dhe z. Isufaj shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët me qëllim avancimin e mëtejshëm të koordinimit ndërinstitucional. z.Braho, riafirmoi rëndësinë e partneritetit me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në takim.

Lini një përgjigje