Ballina > Aktualitet > Prokuroria e Pejës për ndërtime pa leje ka ngritur 139 aktakuza ndaj 142 personave

Prokuroria e Pejës për ndërtime pa leje ka ngritur 139 aktakuza ndaj 142 personave

25 May 2026 Aktualitet

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik për gjashtëmbëdhjetë (16) muaj ka ngrit njëqindetridhjetenëntë (139) aktakuza, ndaj njëqindedyzetedy (142) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Gjatë vitit 2025, prokurorët e kësaj prokurori pas veprimeve hetimore për veprën penale “Ndërtimi pa leje” kanë ngritur njëqindedymbëdhjetë (112) aktakuza, kundër njëqindetrembëdhjetë (113) personave.

Kurse, për periudhën kohore janar – prill 2026, pas veprimeve hetimore nga kjo prokurori janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza, ndaj njëzetenëntë (29) personave për veprën penale të lartcekur.

Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha veprave penale, me theks të veçantë ndaj ndërtimeve pa leje, duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore dhe ligjore ndaj çdo personi që vepron në kundërshtim me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së rendit juridik dhe interesit publik.

Lini një përgjigje