Ballina > Sport > Prishtina vishet kuqezi! Hapet zyrtarisht edicioni i dytë i AC Milan Academy Junior Camp

Prishtina vishet kuqezi! Hapet zyrtarisht edicioni i dytë i AC Milan Academy Junior Camp

21 Jun 2026 Sport

Është hapur zyrtarisht edicioni i dytë i AC Milan Academy Junior Camp – Prishtina, një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive për futbollistët e rinj në Kosovë.

Ceremonia e hapjes u zhvillua në arenën e Prishtina Football Fest, ku qindra fëmijë dhe prindër morën pjesë në nisjen e kampit të organizuar sipas standardeve të klubit legjendar italian AC Milan.

Ky edicion vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm të vitit të kaluar, kur menaxhmenti i AC Milan e vlerësoi organizimin në Kosovë si më të mirin e realizuar deri më tani ndër kampet e akademisë në vende të ndryshme.

Gjatë ditëve në vijim, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të stërviten sipas metodologjisë zyrtare të AC Milan, nën drejtimin e trajnerëve të licencuar, duke përjetuar nga afër filozofinë e një prej klubeve më të mëdha në historinë e futbollit botëror.

Lini një përgjigje