Ballina > Bota > Princi Andrew arrestohet, autoritetet bastisin shtëpinë

Princi Andrew arrestohet, autoritetet bastisin shtëpinë

23 Feb 2026 Bota

Skandali i princit Andrew po vazhdon të jetë në qendër të opinionit britanik, pas arrestimit të tij dje. Policia, gjatë ditës së sotme, bastisi shtëpinë e tij në kërkim të provave për përfshirjen e vëllait të mbretit britanik në rrjetin Epstein.

Policia britanike bastisi shtëpinë e ish-princit britanik, vëllait të mbretit Charles, i cili po hetohet për shkak të përfshirjes së tij në skandalin Epstein.

Pasi që dje, gjatë ditës, autoritetet arrestuan ish-princin nën akuza se kishte dërguar dokumente të klasifikuara Jeffrey Epstein-it dhe e liruan pas 11 orësh marrjeje në pyetje, sot, që nga orët e mëngjesit, njësite të ndryshme policore hynë në shtëpinë e tij duke kryer kërkime forenzike dhe duke kërkuar materiale apo dokumente komprometuese për ish-princin.

Nga ana e tij, Andrew Mountbatten-Windsor vazhdon të mohojë të gjitha akuzat, duke shtuar se nuk ka qenë në dijeni për përfshirjen e Epstein-it në veprime kriminale, por dokumentet e publikuara kohëve të fundit provojnë se Andrew, i cili për dekada ishte i afërt me Epstein-in, ka vazhduar të ketë kontakte me të edhe pasi ai u dënua nën akuza për marrëdhënie me persona të mitur.

Ndërkohë, mbreti Charles edhe një herë ka konfirmuar rëndësinë e sundimit të ligjit, duke deklaruar se “ajo që tani po ndodh është një proces i drejtë i ndërmarrë nga autoritetet e duhura” dhe shtoi se “ligji duhet ta kryejë punën e tij”.

Lini një përgjigje