Ballina > Aktualitet > Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar marshit qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë”, i cili po mbahet sot në zemër të Prishtinës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar marshit qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë”, i cili po mbahet sot në zemër të Prishtinës.

17 Feb 2026 Aktualitet

Gjatë pjesëmarrjes së saj në këtë marsh, Osmani është përshëndetur me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, shefin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, si dhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Sipas organizatorëve dhe burimeve mediatike, në këtë marsh pritet të marrin pjesë rreth 200 mijë qytetarë, të cilët po shprehin kërkesën e tyre për drejtësi të pavarur dhe larg ndikimeve politike.

Marshi po zhvillohet në mënyrë paqësore, nën masa të shtuara sigurie, ndërsa mesazhi kryesor i pjesëmarrësve mbetet thirrja për drejtësi të barabartë dhe funksionale për të gjithë.

Lini një përgjigje