Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.
Sipas raportit ditor, në të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 34 aksidente trafiku, prej tyre 12 me persona të lënduar dhe 22 të tjera vetëm me dëme materiale.
Po ashtu, bëhet e ditur se pesë persona janë arrestuar, ndërsa dy prej tyre janë dërguar në mbajtje nga autoritetet kompetente.





