Ballina > Bota > Peter Mandelson arrestohet pas zbulimeve të reja lidhur me Jeffrey Epstein

Peter Mandelson arrestohet pas zbulimeve të reja lidhur me Jeffrey Epstein

23 Feb 2026 Bota

Ish-ambasadori britanik në ShBA, Peter Mandelson, u arrestua nga policia e Londrës të hënën nën dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike, pas zbulimeve mbi lidhjet e tij me autorin e dënuar të abuzimit seksual, Jeffrey Epstein.

Mandelson, 72 vjeç, u shkarkua nga posti më prestigjioz në shërbimin diplomatik të Britanisë në shtator, kur thellësia e miqësisë së tij me Epstein filloi të bëhej e qartë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Policia në fillim të këtij muaji filloi një hetim penal ndaj Mandelson pasi qeveria e kryeministrit Keir Starmer publikoi komunikimet midis ish-ambasadorit dhe Epstein.

Lini një përgjigje