Ballina > Aktualitet > Përfundon stabilizimi i rrëshqitjes në rrugën Klinë–Gurrakoc

Përfundon stabilizimi i rrëshqitjes në rrugën Klinë–Gurrakoc

18 Aug 2026 Aktualitet

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka parë nga afër përfundimin e punimeve për stabilizimin e rrëshqitjes së dheut në rrugën rajonale R104, në segmentin Klinë–Gurrakoc.

Rrëshqitja e dheut kishte paraqitur rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kishte iniciuar menjëherë procedurat për sanimin e dëmtimit.

Punimet për rehabilitimin dhe stabilizimin e këtij segmenti kanë përfunduar brenda dy muajve. Me përfundimin e tyre, rruga është stabilizuar plotësisht dhe tashmë ofron kushte më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, njofton ministria.

Gjatë vizitës në terren, ministri Basha theksoi rëndësinë e investimeve konkrete në infrastrukturën rrugore.

“Vazhdojmë me punë konkrete dhe investime që sjellin rrugë më të sigurta për qytetarët tanë”, vlerësoi ministri Basha.

Lini një përgjigje