Ballina > Vendi > Përfundon renovimi i Ambulancës së Pulmologjisë në Pejë, vizitat nisin nga 16 marsi

Përfundon renovimi i Ambulancës së Pulmologjisë në Pejë, vizitat nisin nga 16 marsi

13 Mar 2026 Vendi

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka përfunduar renovimi i Ambulancës Specialistike të Pulmologjisë, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet për ofrimin e shërbimeve ndaj pacientëve.

Sipas njoftimit, nga e hëna, më 16 mars, vizitat për pacientët e Pulmologjisë do të kryhen në ambulancën e renovuar, e cila ndodhet në hyrje të oborrit të Spitalit të Mushkërive.

Ky investim synon të krijojë kushte më të mira dhe më funksionale si për pacientët, ashtu edhe për stafin mjekësor, duke rritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Lini një përgjigje