Ballina > Bota > Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, pala ruse i quan “të vështira”

Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, pala ruse i quan “të vështira”

18 Feb 2026 Bota

Bisedimet e paqes në Gjenevë të cilat të mërkurën ishin në ditën e dytë, kanë përfunduar.

Agjencia Reuters ka cituar një zyrtar ukrainas të ketë thënë se bisedimet kanë zgjatur rreth dy orë.

Ndërkaq kryenegociatori kryesor i Moskës, Vladimir Medinsky, ka deklaruar pas përfundimit të tyre se bisedimet ishin “të vështira” por se ato do të vazhdojnë “së shpejti”.

Select an inline ad from the block settings.

“Negociatat zgjatën dy ditë: shumë gjatë dje në formate të ndryshme, dhe rreth dy orë sot. Ishin të vështira, por profesionale”, është cituar të ketë thënë ai.

Medinsky ka shtuar se takimi i radhës do të mbahet së shpejti.

Lini një përgjigje