Ballina > Vendi > Përfaqësues të KFOR-it Italian vizitojnë fabrikën “Family Agusholli Sweets”

Përfaqësues të KFOR-it Italian vizitojnë fabrikën “Family Agusholli Sweets”

06 May 2026 Vendi

Fabrika “Family Agusholli Sweets” ka mirëpritur sot në ambientet e saj përfaqësues të KFOR-it Italian, në një vizitë ku u prezantuan nga afër proceset e punës, standardet e prodhimit dhe vizioni i kompanisë për zhvillim të qëndrueshëm.

Nga kompania u bë e ditur se gjatë kësaj vizite mysafirët patën mundësinë të njihen më afër me aktivitetin dhe funksionimin e fabrikës, si dhe me përkushtimin ndaj cilësisë dhe avancimit të vazhdueshëm në prodhim.

“Family Agusholli Sweets” shprehu mirënjohje për vizitën dhe interesimin e treguar nga përfaqësuesit e KFOR-it Italian, duke e vlerësuar këtë takim si një moment të rëndësishëm bashkëpunimi dhe promovimi të punës së tyre.

Vizita u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe profesionale, duke lënë hapësirë për diskutime rreth zhvillimit, inovacionit dhe perspektivës së bashkëpunimeve të ardhshme.

Lini një përgjigje