Ballina > Rajoni > Për herë të parë serbia nis stërvitjet e përbashkëta ushtarake me NATO-n

Për herë të parë serbia nis stërvitjet e përbashkëta ushtarake me NATO-n

13 May 2026 Rajoni

Në një kthesë të papritur të bashkëpunimit ushtarak, Serbia ka nisur për herë të parë stërvitje të përbashkëta taktike me forcat e NATO-s. Në këto manovra po marrin pjesë rreth 600 trupa nga Serbia, Italia, Rumania dhe Turqia, duke shënuar një hap të ri në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Aleancës Veriatlantike.

Stërvitjet po zhvillohen në jug të Serbisë, në afërsi të qytetit të Bujanocit, dhe po vëzhgohen nga afër prej përfaqësuesve të vendeve kryesore të aleancës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Francën. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, këto stërvitje janë të natyrës taktike dhe kanë për qëllim praktikimin e procedurave që përdoren zakonisht në misionet ndërkombëtare të paqes.

Gjatë kësaj periudhe, e cila parashihet të zgjasë deri më 23 maj, pjesëmarrësit do të ushtrojnë koordinimin në terren dhe taktikat operacionale që kërkohen në operacionet paqeruajtëse. Ky bashkëpunim vjen në një kohë delikate për sigurinë rajonale dhe shihet si një mesazh i rëndësishëm mbi orientimin taktik të forcave të mbrojtjes serbe, pavarësisht qëndrimit të deklaruar të vendit për neutralitet ushtarak.

Lini një përgjigje