Ballina > Bota > Për herë të parë, dronët rusë godasin një ndërtesë banimi në një vend të NATO-s: Ngrihen F-16 në Rumani

Për herë të parë, dronët rusë godasin një ndërtesë banimi në një vend të NATO-s: Ngrihen F-16 në Rumani

29 May 2026 Bota

Një dron rus, i lëshuar si pjesë e sulmit gjatë natës ndaj Ukrainës, u rrëzua mbi një ndërtesë banimi në qytetin rumun Galați. Dy persona pësuan lëndime të lehta, ndërsa disa banorë u evakuuan.

Ministria rumune e Mbrojtjes njoftoi se droni ishte ndjekur nga radarët në hapësirën ajrore rumune para se të godiste çatinë e ndërtesës.

Pas goditjes shpërtheu një zjarr, ndërsa në vendin e ngjarjes u dërguan policia dhe shërbimet tjera emergjente, shkruan skynews.

Galați ndodhet pranë lumit Danub, në lindje të kufirit me Moldavinë dhe Ukrainën. Ushtria rumune ngriti në ajër dy aeroplanë luftarakë F-16 dhe një helikopter, të cilëve iu dha autorizimi për të vepruar ndaj objektivave, ndërsa banorëve të zonave të rrezikuara iu dërguan mesazhe paralajmëruese.

Lini një përgjigje