Sot është pensionuar znj. Agime Mushkolaj, infermiere në Repartin e Urologjisë në Spitali i Përgjithshëm në Pejë, duke përmbyllur një kapitull të gjatë e të suksesshëm në shërbim të pacientëve dhe institucionit shëndetësor.
Për shumë vite me radhë, Mushkolaj ishte pjesë e pandashme e stafit mjekësor, ku u dallua për përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjësinë e lartë në punë. Kontributi i saj në trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve ka lënë gjurmë të thella respekti dhe mirënjohjeje, si te kolegët ashtu edhe te qytetarët që morën shërbime në këtë repart.
Nga menaxhmenti dhe stafi i spitalit u shprehën falënderime për angazhimin ndër vite, duke e vlerësuar rolin e saj në forcimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Me rastin e pensionimit, asaj iu urua shëndet i mirë, gëzim dhe një etapë e re e jetës e mbushur me qetësi e lumturi, si mirënjohje për gjithçka që ka dhënë gjatë karrierës së saj profesionale.





