Ballina > Vendi > Pejë: Diskutohet Draft-Statuti i ri i Komunës në konsultim me qytetarët

Pejë: Diskutohet Draft-Statuti i ri i Komunës në konsultim me qytetarët

13 May 2026 Vendi

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Pejës u mbajt konsultimi publik për Draft-Statutin e Komunës së Pejës i organizuar nga Komisioni për Hartimin e Draft-Statutit në bashkëpunim me Zyrën për Informim Publik.

Takimin e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj.

Në këtë takim morën pjesë qytetarë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, të shoqërisë civile dhe palë të tjera të interesuara, të cilët patën mundësinë të japin komentet dhe sugjerimet e tyre lidhur me përmbajtjen e Draft-Statutit.

Kryesuesi i Komisionit, z.Islam Husaj i falënderoi pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre në procesin konsultativ, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në hartimin e dokumenteve me interes për komunën.

Gjatë diskutimit u trajtuan çështje që lidhen me organizimin dhe funksionimin e organeve komunale, transparencën institucionale, pjesëmarrjen qytetare dhe aspektet e tjera të parapara në Draft-Statutin e Komunës së Pejës.

Komentet dhe rekomandimet e paraqitura gjatë konsultimit publik do të shqyrtohen nga Komisioni për Hartimin e Draft-Statutit dhe do të inkorporohen në versionin final të dokumentit.

Lini një përgjigje