Ballina > Aktualitet > Peja shënon 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së me aktivitete kulturore

Peja shënon 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së me aktivitete kulturore

10 Jul 2026 Aktualitet

Komuna e Pejës do të organizojë një aktivitet kulturor me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shënuar këtë përvjetor përmes promovimit të artit dhe kulturës.

Aktiviteti organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës, në bashkëpunim me Local Democracy Agency of Kosovo (LDA Kosovo) dhe Qendrën për Mirëqenien e Gruas (QMG).

Sipas njoftimit, ngjarja do të mbahet më 15 korrik 2026, duke filluar nga ora 19:00, në sheshin “Italia” në Pejë.

Në kuadër të programit janë paraparë disa aktivitete, përfshirë promovimin e librit “Kohë kurorash”, shfaqjen e filmit artistik “American Journey”, si dhe një performancë artistike.

Organizatorët kanë bërë të ditur se aktiviteti synon të kontribuojë në promovimin e vlerave kulturore dhe në forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve.

Lini një përgjigje