Ballina > Vendi > Peja niset e organizuar drejt Prishtinës – autobusë në dispozicion për marshin “Për Drejtësi, Jo Politikë”

Peja niset e organizuar drejt Prishtinës – autobusë në dispozicion për marshin “Për Drejtësi, Jo Politikë”

14 Feb 2026 Vendi

Në qytetin e Pejës po vazhdon mobilizimi i qytetarëve për marshin “Për Drejtësi, Jo Politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt, duke filluar nga ora 14:00 në Prishtinë.

Marshi po organizohet në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen padrejtësisht në Hagë, në një proces që po shkon drejt përfundimit. Qëllimi i këtij mobilizimi është mbrojtja e luftës së drejtë çlirimtare dhe e vlerave të sakrificës për liri, e jo mbrojtja e individëve të veçantë.

Për qytetarët që do t’i bashkohen marshit, janë vënë në dispozicion një numër i konsiderueshëm i autobusëve të ciët në formë të organizuar do nisen më 17 shkurt në ora 10:00, nga Palestra e Sporteve “Karagaqi” në Pejë, drejt Prishtinës.

Organizatorët ritheksojnë se marshimi do të jetë qytetar, paqësor dhe pa ngjyrime politike, si shprehje e një zëri të përbashkët në mbrojtje të drejtësisë dhe dinjitetit kombëtar.

Solidaritet me këtë aktivitet gjithë popullor ka shprehur edhe Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, i cili ka dhënë mbështetje për një marsh qytetar, paqësor dhe dinjitoz, në mbrojtje të drejtësisë dhe vlerave të lirisë.

Lini një përgjigje