Drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës, Meriton Fetaj, ka marrë pjesë në Forumin Lokal të Veprimit “Mbroje, Duaje, Mbaje”, i cili u mbajt në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile Mjedisore në Kosovë” (EECSOK) dhe u përmbyll me sukses.
Gjatë këtij forumi, Fetaj ka përfaqësuar Komunën e Pejës në cilësinë e drejtorit për zhvillim ekonomik, ku ka prezantuar prioritetet e komunës dhe angazhimet institucionale në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit.
Në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi ndërinstitucional dhe roli i shoqërisë civile në adresimin e sfidave mjedisore, si dhe nevoja për zgjidhje afatgjata që kontribuojnë në një ambient më të pastër dhe më të qëndrueshëm.
Pjesëmarrësit në forum vlerësuan rëndësinë e projekteve të tilla, të cilat synojnë fuqizimin e politikave mjedisore në nivel lokal dhe rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e ambientit.






