Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Hidroekonomi në Pejë, Tahir Shala në emisionin “Fol me Arin” ka folur për mbështetjen e komunës ndaj fermerëve në këtë qytet.
65 traktorë të rinj janë ndarë si përkrahje për bujqit, ndërsa Shala tha se ky është lajm i mirë për komunën e Pejës, transmeton Klankosova.tv.
“Na gëzon fakti që kemi arritur të kuptojmë se si t’i ndihmojmë bujqit e komunës së Pejës”, u shpreh Shala në Klan Kosova.




