Ballina > Vendi > Peja forcon lidhjet me arbëreshët e Kalabrisë, nënshkruhet marrëveshje e re bashkëpunimi kulturor

Peja forcon lidhjet me arbëreshët e Kalabrisë, nënshkruhet marrëveshje e re bashkëpunimi kulturor

24 Jul 2026 Vendi

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka, ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re bashkëpunimi me organizatën italiane “Fili Meridiani”, gjatë një vizite në komunitetin arbëresh të Kalabrisë.

Sipas Sykës, takimi me përfaqësuesin e “Fili Meridiani”, Ettore Bonanno, u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit kulturor dhe institucional.

Ajo bëri të ditur se rezultatet e këtij bashkëpunimi do të prezantohen në Panairin Tradicional “Diaspora n’Pejë”, ku do të promovohen vlerat e Arbërisë, kultura, traditat, kulinaria dhe lidhjet mes komuniteteve.

“Po krijojmë ura të reja bashkëpunimi, miqësie dhe lidhjeje mes komuniteteve tona”, ka shkruar Syka në postimin e saj.

Lini një përgjigje