Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë, në kuadër të agjendës për 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës, organizon një sërë aktivitetesh.
Agjendës do t’i paraprijë zgjedhja e sportistit të vitit “Laureatët për vitin 2025”, ceremoni kjo e cila mbahet sonte (e hënë) nga ora 19:00, në ambientet e Hotelit Hotel Dukagjini.
Aktivitetet vazhdojnë më 17 shkurt, në ora 10:00, me parakalimin festiv të shkollarëve, për të vijuar me performancën artistike në Sheshin “Skënderbeu” në ora 10:15.
Performanca artistike e trupës profesionale të Teatrit “Istref Begolli” do të mbahet në ora 10:45, ndërsa në ora 11:00 është paraparë ceremonia zyrtare e ngritjes së Flamurit dhe intonimi i Himnit Shtetëror.
Më pas, në ora 13:00, në Galerinë e Arteve do të bëhet hapja zyrtare e ekspozitës premierë “Portretet e Skënderbeut gjatë shekujve”.






