Ballina > Sport > Peja bëhet me klub të ri futbolli, KF Besa e Artë do të garojë në Ligën e Dytë

Peja bëhet me klub të ri futbolli, KF Besa e Artë do të garojë në Ligën e Dytë

28 Jul 2026 Sport

Qyteti i Pejës i shtohet një tjetër emër në hartën e futbollit kosovar. Klubi më i ri, KF Besa e Artë, ka njoftuar zyrtarisht se nga ky sezon do të jetë pjesë e garave në Ligën e Dytë të Futbollit të Republikës së Kosovës.
Përmes një komunikate për media, drejtuesit e klubit shprehën kënaqësinë për këtë hap të rëndësishëm, duke vënë në pah traditën e pasur sportive të qytetit.

“Qyteti ynë gjithmonë ka qenë vatër e futbollistëve, trajnerëve dhe sportdashësve që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe masovizimin e futbollit në Kosovë. Për këtë, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për të gjithë ata që ndër vite kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi,” thuhet në njoftimin e klubit.

KF Besa e Artë synon të ndërtojë një projekt të qëndrueshëm dhe profesional, me synime të qarta për t’u ngjitur në majat e futbollit kosovar.

Synohet paraqitje dinjitoze dhe konkurruese që në sezonin e parë në Ligën e Dytë.

Klubi do të fokusohet në punë, përkushtim dhe profesionalizëm për të ecur hap pas hapi drejt objektivave më të larta.

Në përmbyllje të njoftimit, klubi u ka bërë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve dhe sportdashësve pejranë që t’i bashkohen këtij rrugëtimi të ri sportive, duke theksuar se mbështetja e tyre do të jetë forca kryesore në ndërtimin e një klubi që do ta përfaqësojë me krenari qytetin e Pejës.

Lini një përgjigje