Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e kryesuar nga kryetarja Albulena Haxhiu, duke shënuar takimin e parë pas marrjes së mandatit nga deputetët një ditë më parë.
Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Kryesisë po diskutojnë për formimin e komisioneve parlamentare, një hap i rëndësishëm për funksionalizimin e plotë të legjislaturës së re.
Sipas burimeve, në ora 19:00 pritet që deputetët të mblidhen në seancë plenare, ku do të hidhen në votim marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat më herët gjatë ditës janë miratuar nga Qeveria, e cila gjithashtu mbajti mbledhjen e parë në mandatin e ri.





