Ballina > Bota > Pas 52 vitesh, analiza e ADN-së e liron një amerikan nga dyshimet për vrasjen e bashkëshortes

Pas 52 vitesh, analiza e ADN-së e liron një amerikan nga dyshimet për vrasjen e bashkëshortes

12 Mar 2026 Bota

Një burrë në Shba, i cili për më shumë se gjysmë shekulli jetoi nën dyshimin se kishte vrarë bashkëshorten e tij, është liruar përfundimisht nga çdo dyshim falë analizës forenzike të ADN-së.

Pesëdhjetë e dy vjet pas krimit brutal, policia identifikoi vrasësin e vërtetë të Barbara Waldman – një punonjës komunal që ndërkohë ka ndërruar jetë. Me këtë zbulim u hoq edhe dyshimi që për vite të tëra rëndonte mbi bashkëshortin e saj, Gerald Waldman.

Rasti i përdhunimit dhe vrasjes së 31-vjeçares mbeti i pazgjidhur për më shumë se 50 vjet. Krimi ndodhi më 1 shkurt 1974, kur një sulmues hyri me forcë në shtëpinë familjare në Oceanside, Long Island. Aty ai e sulmoi seksualisht Barbaren, ia lidhi duart me çorapet e saj dhe më pas e vrau me një plumb në pjesën e pasme të kokës.

Trupin e pajetë e gjeti djali i saj pesëvjeçar, Eric, kur u kthye nga kopshti. Pavarësisht skicave të sakta të policisë për autorin, rasti mbeti i hapur për dekada, ndërsa dyshimet në komunitetin lokal ranë mbi bashkëshortin e viktimës, dentistin Gerald Waldman.

Lini një përgjigje