Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka, ka vlerësuar lart bashkëpunimin shumëvjeçar me organizatën gjermane GIZ.
Përmes një njoftimi, Syka theksoi se ky partneritet i qëndrueshëm dhe vizionar ka dëshmuar profesionalizëm të lartë në shërbim të zhvillimit të komunitetit.
Sipas saj, realizimi i projekteve të përbashkëta do të vazhdojë, duke u bazuar në besueshmërinë reciproke dhe vlerat e përbashkëta për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Pejës.









