Pamjet satelitore kanë konfirmuar dëmtimin e sistemit më të avancuar amerikan të radarit në Lindjen e Mesme, i vendosur në Katar. Bëhet fjalë për radarit e paralajmërimit të hershëm për raketa balistike AN/FPS-132, me vlerë rreth 1.1 miliardë dollarë, i cili dyshohet se është goditur gjatë një sulmi iranian. Pamjet e kompanisë Planet Labs tregojnë tokë të djegur dhe gjurmë të shuarjes së zjarrit në zonën e instalimit të radarit.
Sulmi iranian dhe konfirmimi i dëmeve
Sulmi ndaj instalimit të radarit pranë Al-Khorit, në veri të bazës ajrore Al Udeid Air Base, ndodhi të shtunën e kaluar. Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC) mori përgjegjësinë, duke pretenduar se bëhej fjalë për një “goditje precize me raketë”.
Nga ana tjetër, analistët e burimeve të hapura dhe raportime të tjera sugjerojnë se është e mundur që mbrojtja të jetë depërtuar nga një dron sulmues relativisht i lirë, potencialisht një nga versionet e dronëve Shahed, gjatë një sulmi masiv me raketa dhe mjete ajrore pa pilot.




