Ballina > Vendi > Paga e 13-të nga shteti, zero lëvizje nga bizneset private – çfarë po ndodh në Kosovë?

Paga e 13-të nga shteti, zero lëvizje nga bizneset private – çfarë po ndodh në Kosovë?

31 Mar 2026 Vendi

Teksa Qeveria e Kosovës po bën realitet një nga premtimet më të diskutuara elektorale, pagën e 13-të për sektorin publik, në sektorin privat mbetet një heshtje pothuajse totale.

Sipas vendimeve të fundit, paga e 13-të do të përfitohet nga të gjithë punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit dhe që kanë punuar së paku 12 muaj gjatë vitit. Madje, ekzekutimi i saj tashmë është paralajmëruar të bëhet gjatë këtij viti, si pjesë e buxhetit 2026. 

Kjo masë konsiderohet si një ndër ndërhyrjet më të mëdha financiare për rritjen e mirëqenies së administratës publike, duke vendosur një standard të ri në pagesat mujore.

Por, ndryshe nga sektori publik, në sektorin privat nuk ka asnjë detyrim ligjor që i obligon kompanitë të japin pagën e 13-të. Ligjet aktuale në Kosovë parashohin pagë bazë dhe shtesa sipas kushteve të punës, por jo një pagesë shtesë universale si paga e 13-të. 

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk ka përjashtime.

Nga praktikat e mëhershme, një nga rastet më të përfolura është ai i kompanisë Meka Halal Food, ku pronari Burim Piraj ka ndërmarrë hapa konkretë për mirëqenien e punëtorëve, duke ofruar jo vetëm pagën e 13-të, por edhe paga mbi mesataren dhe rritje të vazhdueshme të tyre.

Ky shembull shpesh përmendet si model që mund të ndiqet nga bizneset e tjera vendore – por deri më tani, mbetet një rast i izoluar.

Në një kohë kur shteti po vendos standarde të reja për punonjësit publikë, pyetja që shtrohet është:
a do të fillojë edhe sektori privat të reflektojë të njëjtin nivel përgjegjësie ndaj punëtorëve?

Për momentin, përgjigjja duket të jetë “jo”, por presioni publik dhe konkurrenca në tregun e punës mund ta ndryshojnë këtë realitet më shpejt se sa pritet.

Lini një përgjigje