Ballina > Bota > Obama për UFO-t: “Janë të vërteta, por nuk kam parë alienë”

Obama për UFO-t: “Janë të vërteta, por nuk kam parë alienë”

15 Feb 2026 Bota

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka rikthyer debatet mbi një nga misteret më të mëdha botërore.

I ftuar në podcastin e Brian Tyler Cohen, Obama u pyet nëse ekzistojnë jashtëtokësorët. Ai u përgjigj me humor se “po”, por theksoi se personalisht nuk ka parë kurrë alienë.

Gjithashtu, ai hodhi poshtë teoritë e njohura të konspiracionit që pretendojnë se jashtëtokësorët mbahen në një bazë sekrete nëntokësore në zonën famëkeqe Area 51.

Sipas raportimit të Fox News, deklaratat e Obamës kanë nxitur reagime të shumta dhe kanë rindezur diskutimet mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara dhe teoritë që i rrethojnë ato.

Lini një përgjigje