Ballina > Bota > “Nuk i frikësohem NATO-s, por daljes nga shtëpia” Qytetarët rusë po drejtojnë kritika të pazakonta dhe të hapura ndaj Putinit

“Nuk i frikësohem NATO-s, por daljes nga shtëpia” Qytetarët rusë po drejtojnë kritika të pazakonta dhe të hapura ndaj Putinit

02 May 2026 Bota

Pamje apokaliptike të tymit të dendur, helmues dhe flakëve janë përhapur prej ditësh në qytetin e Tuapses në Detin e Zi, i cili dje u bë shënjestër e dronëve ukrainas për herë të katërt brenda dy javësh. Sipas CNN, zjarret pas sulmeve u shuan pas disa ditësh dhe shkaktuan katastrofën më të rëndë ekologjike në rajon në vitet e fundit.

Tuapse, i ndodhur rreth një qind kilometra në veri-perëndim të Soçit, është pjesë e një zone pushimi subtropikale e njohur si “Riviera Ruse”. Rafineria e qytetit, e lidhur me terminalin detar, është një qendër kyçe për përpunimin dhe eksportin e naftës ruse dhe muajt e fundit ka qenë shënjestër e përsëritur e sulmeve ukrainase.

Lini një përgjigje